Emina Çunmulaj “i nxjerr bojën” komentuesit serb pas ofendimit që ai i bëri
Modelja Emina Çunmulaj është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram, ku ka mbledhur një numër të madh fansash me të cilët ndan momente të ndryshme nga përditshmëria ashtu si edhe nga karriera e saj si modele. Së fundmi, ajo u tregoi ndjekësve se së bashku me të bijën, Ellan, po shihnin ndeshjen ku luante Zvicra. Ajo e këshilloi vogëlushen të kthehet nga televizori e të shikojë futbollistët shqiptarë. Në një tjetër video vogëlushja shfaqet duke bërë me dy duar simbolin e shqiponjës aq të diskutuar sëfundmi.
Mirëpo, duket se jo të gjithë ndjeksit në Instagram u ka pëlqyer ky veprim. Njëri prej tyre (serb) e ka shpërthyer në të shara ndaj Eminës dhe shqiptarëve, duke e quajtur edhe kurvë.
“Injorant! Kur je një idiot, askush s’mund të të ndihmojë. Ky është një dështak që mendon se mund të ma prishë ditën. Jo shoku, unë thjesht do të të ekspozoj’.- ka shkruar Emina duke bërë publik emrin dhe mesazhet e tij.