Angelina Jolie tërheq vëmendjen me stilin dhe elegancën e saj
Angelina Jolie është fituese e çmimit Oscar dhe një ikonë e modës. Ajo edhe njëherë ka shfaqur elegancën e saj teksa mori pjesë në Shërbimin e Përkujtimit dhe Dedikimit të Urdhrit më të Shquar të Shën Michael dhe Shën Gjergjit në Katedralen e Shën Palit në Londër.
Ajo dukej pe mrekullueshme me një fustan të gjatë të fildishtë dhe një kapelë në kokë. Gjatë gjithë kohës ajo u shfaq e buzëqeshur dhe rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me elegancën e saj.
Angelina nuk u nda asnjë moment nga fansat e saj të shumtë të cilët ishin mbledhur për ta takuar dhe për të biseduar me aktoren e tyre të preferuar.