Chiara Ferragni pasi bëhet nënë vendos të kurorëzojë dashurinë e saj në martesë
Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni ka një tjetër lajm të mirë për fansat e saj. Bukuroshja bionde, e cila u bë nënë pak muaj më parë, ka dhënë lajmin se do të martohet këtë verë.
“Mezi po pres për këto pushimet verore evropiane që do të mbarojnë me dasmën time”, shkruan Chiara bashkëngjitur postimit të saj.
31-vjeçarja dhe partneri i saj Fedez u bënë prindër pak kohë më parë të një djali që e quajtën Leon, ndërsa tani kanë vendosur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Ende nuk kemi detaje mbi ceremoninë por gjithçka pritet të bëhet publike shumë shpejt.