Halsey jep lajmin e pabesueshëm, konfirmon ndarjen nga G-Eazy
Pas një viti të lidhur, këngëtarja i ka dhënë fansave ditën e sotme lajmin e trishtë në Instagram.
Halsey ka shkruar në Instastory se çifti kishte vendosur të qëndronin larg njëri-tjetrit. “Zakonisht i mbaj këto gjëra private, por duke marrë parasysh natyrën e publikut, e ndjej të nevojshme t’i informoj fansat. G-Eazy dhe unë po qëndrojmë ca kohë vetëm. “Gjatë kësaj kohe, unë do t’i përkushtohem artit dhe karrierës
time, gjithashtu edhe turit. I uroj atij më të mirat. Faleminderit që po respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe.”- ka shkruar këngëtarja në postim.