Moderatori i njohur ndahet nga e dashura vetëm disa javë para se ajo të lindë
Meriton Mjekiqi është ndarë nga e dashura shtatzënë, një muaj pasi bëri publik lajmin se së shpejti do të bëhej për herë të parë baba.
Burime pranë “Panorama Plus” kanë konfirmuar se çifti ka vendosur t’i japë fund historisë së dashurisë, në prag të lindjes së fëmijës së parë.
Sakaq, në profilin e tij në “Instagram”, moderatori 21 vjeç ka fshirë të gjitha postimet, madje edhe foton ku shfaqte partneren e tij Egesta në pritjen e ëmbël. Ndërkohë që, ata kanë vendosur të mos e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.