19 vite sëbashku, çifti i preferuar i të gjithëve feston sot përvjetorin e martesës
Së fundmi nëpër mediat rozë qarkulloi lajmi për një ndarje të mundshme në mes të David Beckham dhe bashkëshortes së tij Victoria.
Megjithatë dyshja edhe njëherë kanë treguar se lidhja e tyre është mjaft e fortë.
Çifti së fundmi janë parë në një park në Londër, me ç’rast janë parë të përqafuar e tejet të afërt me njeri tjetrin. Dyshja ishin kombinuar të dy të veshur me bluza të bardha dhe pantallona.
Kjo dalje e tyre ishte në ditën e përvjetorit të martesës së tyre, të cilin më vonë e festuan me një darkë dhe shishe verë.
“Nëntëmbëdhjetë vjet … Wow … Unë kam qenë e dashuruar nga koka deri në këmbë 19 vjet më parë. Gëzuar përvjetorin grua dhe nëna më e dashur, unë të dua”, shkroi David në Instagram.
I menjëhershëm ishte reagimi i bukuroshes, njëkohësisht ish-anëtares së bendit Spice Girls, Victorias duke i ripërsëritur përkushtimin “19 vjet. Edhe unë të dua më shumë”.
Kujtojmë se 43-vjeçari dhe 44-vjeçarja janë takuar në vitin 1997 në kohët e lavdisë së tyre më të madhe.
Dyshja u martuan në korrik të vitit 1999, disa muaj më pas erdhi në jetë djalit i tyre i parë, Brooklyn.
Kujtojmë se 43-vjeçari dhe 44-vjeçarja janë takuar në vitin 1997 në momentin kulminant të famës së tyre.