Lajme

07 July 2018

Rriten aksionet e Facebook, Zuckerberg bëhet pjesë e tre më të pasurve në botë

CEO i Facebook-ut, Marc Zuckerberg bëri një tjetër kapërcim në listën e më të pasurve të globit, që janë ende gjallë, duke u renditur tashmë në vendin e tretë.

Aksionet e Facebook-ut u rritën me rreth 2.4 %, duke sjellë rreth 81.6 miliardë dollarë për Zuckerberg, shifër që e ngriti atë në renditje.

Kjo rritje bëri që 34 vjeçari, CEO i rrjetit social të parakalojë me rreth 373 milionë dollarë Warren Buffet, investitorin legjendar dhe CEO-n e Berkshire Hathaway.

Buffet, ka qenë për një periudhë kohe në vend të parë në këtë listë por shumat e mëdha prej miliona eurosh që ka dhuruar për bamirësi e kanë zbritur në këtë klasifikim.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com