Zgjimi perfekt për Ledri Vulën…
Reperi i njohur Ledri Vula, është padyshim një nga reperët më të pëlqyer të momentit.
Së fundmi, ai solli dy bashkëpunime shumë të pëlqyera për publikun “Princess Diana” në bashkëpunim me Lyrical Son, dhe “Mike” në bashkëpunim me Elvanën dhe John Shahun.
Koncertet e shumta dhe qëndrimi deri në orët e vona, duket se e lënë pa gjumë në pjesën më të madhe të kohës reperin.
Së fundmi, ai publikoi një fotografi në InstaStory, ku shfaqej i sapo zgjuar nga gjumi me vështirësi, teksa në mbishkrimin e fotografisë tregon se kjo është mënyra se si ai zgjohet çdo ditë.
Pavarësisht kësaj, ai arrin të jetë gjithmonë në super formë në daljet e tij para publikut.