Lajme

09 July 2018

“Bye” Selena, Justin Bieber fejohet me Hailey Baldwin

Por përveç habisë për lidhjen e fshehtë mes Justin Bieber dhe Hailey Baldwin, mësohet zyrtarisht se çifti është fejuar. Lajmin sipas “People” e ka konfirmuar zyrtarisht mamaja e Justin mbrëmjen e djeshme përmes një postimi në Twitter ku ka shprehur gjithë gëzimin e saj.

Sipas “TMZ”-në Justin i ka bërë të dashurës së tij një propozim romantik dhe përgjigja e saj sigurisht që ka qenë po. Sipas këtij burimi Justin ia ka bërë propozimin modeles kur ata ishin në Bahamas.

Teksa ishin duke kërcyer salsa në një restorant, Justin Bieber ka kërkuar nga të pranishmit të hiqnin telefonat sepse do ndodhte diçka e veçantë. Dhe pas kësaj, Justin i propozoi Baldwin para të gjithëve.


Por cili do jetë reagimi i Selenës?

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com