Rita Ora performon me flamurin e Kosovës dhe përshëndet shqip fansat e pranishëm në koncertin plot emocione në Kroaci
Këngëtarja e famshme, Rita Ora ka realizuar një koncert madhështor në Kroaci, ku ka dhuruar një performancë të mrekullueshme. Krahas fansave të shumtë kroatë dhe nga i gjithë rajoni, në koncert nuk kanë munguar edhe fansat shqiptarë, nga Kosova dhe Shqipëria.
Ata e kanë marrë vëmendjen e Ritës duke ekspozuar flamurin kombëtar dhe flamurin e Kosovës, ndërsa këngëtarja është kujdesur për një përshëndetje të veçantë.
Në videot e publikuara dëgjohet Rita duke iu drejtuar fansave shqiptarë dhe duke u thënë në shqip: “Mirëmbrëma”. Ndërsa fansat kroatë i uron për suksesin e madh të kombëtares së tyre në Kampionatin Botëror.
Pershednetja e Rites per shqiptaret
Publiée par N’Rm I sur Dimanche 8 juillet 2018
Në një video tjetër, Rita shihet duke performuar teksa në njërën anë e ka të ngjitur flamurin e Kosovës, kurse në anën tjetër atë të Kroacisë.
Rita me flamurin e Kosoves
Publiée par N’Rm I sur Dimanche 8 juillet 2018