Lajme

09 July 2018

Reagon i irrituar Granit Xhaka pas deklaratës së sekretarit të federatës Zvicerane për përjashtimin e futbollistëve me dy shtetësi

Deklarata e Alex Miescher ku shprehej se duhet të përjashtohen nga kombëtarja zvicerane lojtarët me shtetësi të dyfishtë ka krijuar jo pak polemika.

Nxitur edhe nga ndodhia e fundit ku dy futbolistët me origjinë shqiptare, Xhaka dhe Shaqiri zgjodhën të festonin duke bërë shqiponjën në golat e shënuar ndaj Serbisë, Miescher u shpreh: “Ky incident tregon se ka një problem. Duhet të pyesim veten, a duam shtetas të dyfishtë”.

Menjëherë pas kësaj deklarate Granit Xhaka i irrituar është shprehur se: “Miescher i ka zhgënjyer lojtarët aktualë dhe ata që do të vijnë. Pas simbolit të shqiponjës, na siguroi mua dhe Shaqirin se do na mbronte, por ja çfarë ndodhi. Kuptoj nga fjalët e tij se nuk beson te futbollistët me dy shtetësi, por ne japim gjithçka për këtë fanellë. Rrënjët e mia janë në Kosovë, ashtu siç janë për Embolo në Kamerun, për Akanxhi në Nigeri, apo Rodrigez në Kili dhe Spanjë. Madje, edhe trajneri Petkoviç ka dy shtetësi. Me këto komente, sekretari i federatës na ka zhgënjyer dhe na ka kthyer në Epokën e Gurit”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com