Familja mbretërore, të ftuarit dhe veshjet e tyre elegante në pagëzimin e princit Louis
Familja mbretërore u nis drejt Katedrales në Pallatin e Shën Jakobit, për të marrë pjesë në pagëzimin e vogëlushit 11-muajsh në një ceremoni private mes miqsh dhe familjarësh. Dukesha Kate Middleton mbante në krahë vogëlushin Louis, i cili po flinte paqësisht në krahët e saj.
Kate ka mbërritur në kishë e veshur me të bardha pa harruar edhe kurorën me lule në kokë.Përkrah saj ishin Willim dhe dy fëmijët, Princi George dhe Princesha Charlote.
Edhe tezja e Louis, Pippa Middleton, nuk mundi ta fshihte barkun e rrumbullakosur pas një fustani bojëqielli të lehtë.
Çifti i janë bashkuar të gjithë anëtarëve të familjes së madhe dhe të ftuarëve të tjerë të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, pas 11 javëve të lindjes së Louis.
Po kështu, kanë mbërritur edhe kumbarët e Princit Louis, Nicholas van Cutsem, Guy Pelly, Harry Aubrey-Fletcher, The Lady Laura Meade, Hannah Carter dhe Lucy Middleton.
Pasi qëndruan 40 minuta në Katedralen Mbretërore, William, Kate dhe të gjithë të pranishmit u nisën drejt Clarence House, ku do të priten me tortë dhe çaj, për të realizuar fotot e mrekullueshme.