Olta Gixhari zbulon profesionin e saj të ri, nuk ka aspak lidhje me botën e artit
Olta Gixhari ishte pjesë e një kaste aktorësh të përzgjedhur në shfaqjen “Vetvrasësi” e cila u duartrokit gjatë nga publiku artdashës. Por duket se një tjetër kapitull i ri i sferës profesionale është hapur për aktoren e njohur.
Në ditëlindjen e saj, ajo ka vendosur që të na njoh me profesionin e ri me të ri. Për habinë e të gjithëve është diçka që ska të bëjë me artin. Olta tashmë është pjesë e një agjensie imobiliare në kryeqytet. Saktësisht, nuk e dimë nëse ajo është përzgjedhur si imazh, apo ka një rol specifik si drejtuese apo menaxhuese e kësaj agjensie.
“Sot në këtë datë të shënuar po hap portën që më çon drejt një kapitulli të ri të jetës time. Kjo është hyrja drejt një rrugëtimi të gjatë e të suksesshëm. Pjesë e familjes më të madhe në real estate”, shkruan ajo në postimin e saj.