“Sa shumë lot” titullohet produksioni i ri muzikor i Hekuran Krasniqit
Hekuran Krasniqi ka publikuar projektin e ri muzikor “Sa shumë lot”, të cilin e ka sjellë në bashkëpunim me Jehona Shaqirin. Jehona është kitaristja e parë e muzikës rock si dhe themeluesja e parë e bendit “Terror” që ka mbajtur shumë koncerte në mbarë Kosovën.
Vetë Hekurani është përkujdesur për muzikën dhe tekstin e këngës. Hekurani njihet për bashkëpunimet e tij të suksesshme me emra të njohur të muzikës. Edhe këtë herë ai i këndon dashurisë së
humbur dhe dhimbjes që ajo le pas.