Vijon sherri/ Rina akuzon Taynen se e ka vjedhur këngën “Columbiana” nga hiti anglez
Prej disa ditësh, duket se ka shpërthyer një sherr midis dy repereve shqiptare, Tayna dhe Rina, të cilat e sulmojnë njëra-tjetrën me postime të ndryshme në Instagram. Është përfolur gjatë se kënga e Taynes, “Columbiana”, ka qenë një diss për Rinën. Kjo e fundit ka qënë e ftuar në emisionin “Mirage”, ku ka folur pikërisht për këtë gjë.
“Këngën e Taynës e kam dëgjuar. Nuk e njoh personalisht, as nuk më ka rënë rasti ta takoj kurrë. Kënga është e mirë, ama versioni anglisht i Steff London- Jeremih, më ka pëlqyer më shumë sesa shqip. Komenti im”, ka thënë Rina, duke e akuzuar kështu Taynen se e ka vjedhur këngën.
“Nuk e kam marrë si diss. Nuk besoj që është përshtatur me mua, nuk jam unë ajo për të cilën ka folur”, ka vazhduar ajo më tej.