Lajme

11 July 2018

Justin Bieber e respekton zakonin, takohet me të atin e Hailey-t para propozimit

Historia e dashurisë mes Justin Bieber dhe Hailey Baldwin është ndër të komentuarat në mediat rozë. Stephen Baldwin ishte më shumë se i lumtur për t’i dhënë leje Justin Bieber të propozonte vajzën e tij. Një burim konfirmoi për “E! News” se këngëtari kishte kërkuar bekimin e të atit të Hailey-t , disa javë përpara se ti propozonte të dashurës së tij.

“Stephen ishte shumë entuziast për t’i dhënë bekimin e tij Justin. Ai është shumë i lumtur”, tregoi burimi. Ishte Stephen, ai që prezantoi për herë të parë vajzën e tij me këngëtarin e hitit “Sorry”, gjatë shfaqjes “Today Show”, kur ata ishin vetëm adoleshentë.

Ndërkohë, Justin dhe Hailey shfaqen shumë të dashuruar. Ata u fotografuan gjatë pushimeve romantike në Bahamas, teksa udhëtonin me varkë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com