Almeda Abazi dhe Tolghan Sayisman nisin pushimet në vendin përrallor
Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman kanë nisur pushimet e tyre në bregdetin e Turqisë.
Ka qënë revista turke “Enn Magazine”, e cila ka publikuar foto të çiftit teksa ata shihen të shoqëruar edhe nga motra e Almedës dhe i fejuari i saj.
Sipas revistës, Tolgahan ka marrë me qera një jaht luksoz, që kushton plot 2500 euro në ditë. Për 10 ditë, ata do të vizitojnë brigjet e detit Egje dhe më pas aktori do t’i rikthehet punës për serialin e tij më të ri.
Edhe vetë Almeda dhe Tolghan kanë publikuar foto nga “parajsa” në të cilën janë duke qëndruar.