Lajme

11 July 2018

Morena Taraku: Çdo frymëmarrje është më e vështirë pa të

Këngëtarja shqiptare Morena Taraku ka një marrëdhënie shumë të veçantë me babanë e saj por ajo nuk harron të kujtojë në çdo moment edhe nënën e saj,e cila nuk jeton më. Nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, apo edhe intervistë Morena ka treguar gjithmonë se i mungon shumë nëna e saj.

Të njëjtën gjë na ka treguar edhe sot nëpërmjet disa postimeve në Instastory.  Morena është pyetur në lidhje më nënën e saj dhe pavarësisht dhimbjes së madhe që ndjen për humbjen e saj ajo nuk ka hezituar t’u përgjigjet fansave të saj.
“Ju mungon nëna juaj”, e pyet ndjekësi i saj.

“Sigurisht! Çdo frymëmarrje e imja është më e vështirë pa të. I them jo vetes sime, por realiteti është krejt ndryshe”, i përgjigjet Morena komentuesit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com