Lajme

11 July 2018

Bruno Mars i vendos “flakën” skenës së Glasgow

Këngëtari i famshëm Bruno Mars së fundmi ka dhënë një koncert madhështor në Glasgow, ku ka mahnitur publikun por papritur Bruno i vë “flakën” skenës duke frikësuar fansat.

Koncerti u ndërpre pasi pajisjet e ndriçimit morën flakë për shkak të fishekzjarrëve të mëdha që u hodhën.

Bruno Mars u largua menjëherë nga skena, ndërkohë që në ekranin e madh u publikua një lajmërim për ndërprerjen e koncertit.

Pasi çdo gjë u rregullua, këngëtari u kthye dhe nisi t’i këndojë publikut me fjalët i vumë flakën skenës.

Foto të këtij momenti u publikuan menjëherë në rrjetet sociale dhe u komentuan me shumë humor nga fansat e këngëtarit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com