Lajme

11 July 2018

Ska më dyshime! Era Istrefi do këndojë në finalen e botërorit

Kënga e himnit zyrtar të kampionatit botëror “Live it up” mori një vëmendje të madhe nga audienca shqiptare për faktin se pjesë e saj ishte edhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi.

Ajo shfaqet krah yjeve botërorë si Will Smith dhe Nicky Jam duke krijuar një atmosferë edhe më fantastike me zërin dhe performancën e saj.

Të gjithë ndoshta janë duke pyetur nëse Era do këndojë në ndeshjen përmbyllëse të kampionatit.

Istrefi e shuan kuriozitetin përmes postimit të saj në rrjetin social Instagram ku konfirmon se do të këndojë në 15 korrik në finalen e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, në një performancë që premtohet të jetë unike.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com