Lajme

11 July 2018

Gigi shfaqet totalisht pa make up, tregon që Zayn i pëlqen shenjat në lëkurën e saj

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u ndanë për një kohë të shkurtër në mars, por u rikthyen sërish bashkë.

Por nuk ka asnjë dyshim se dashuria e supermodeles dhe këngëtarit është më e fortë se kurrë, bazuar në postimin e fundit në Instagram të Gigit.

Ylli i pasarelave ka publikuar një video pa make up duke shfaqur shenjat në fytyrë.

“Zemra ime thotë se i pëlqen shenjat e mia nga dielli,”-shkruan 23-vjeçarja.

Ajo gjithashtu i lë një shënim edhe nënës së saj, modeles Yolanda Hadid: “Mami kam vendosur krem dielli, të premtoj.”

Ndërsa u nda nga ylli i One Direction Zayn Malik, 25 vjeç, në mars pas një romance të gjatë, çifti duket se po rindërton marrëdhënien e tyre.

Gigi dhe Zayn fillimisht filluan të takoheshin në vitin 2015 dhe madje u shfaqën në kopertinën e Vogue së bashku në vitin 2017.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com