Lajme

12 July 2018

Modelja e “Victoria Secret”, Candice Swanepoel reagon pas kritikave për peshën: Më lini të shijoj pushimet në paqe

Modelja e “Victoria Secret” Candice Swanepoel solli në jetë fëmijën e saj të dytë.

Në disa foto të publikuara nga “Daily Mail”, modelja shfaqet me bikini nga pushimet e saj me miqtë në Brazil. Fotot e publikuara nuk janë pritur mirë nga të gjithë fansat të cilët kritikuan modelen se nuk po kujdeset për veten.

Por diçka e tillë nuk i ka pëlqyer Candice, e cila menjëherë ka reaguar përmes një postimi në Instagram.

“Kjo jam unë, 12 ditë pasi solla në jetë djalin tim. Nëse keni diçka negative për të thënë, hidhini njëherë sytë nga vetja. Shoqëria ku jetojmë, është shumë mizore me njëra-tjetrin. Standartet e bukurisë të vendosura për gratë, janë të çmendura. Nuk kam turp të tregoj trupin tim pas lindjes. Në fakt, jam shumë krenare. Kam mbajtur për më shumë se nëntë muaj djalin tim dhe kam fituar të drejtën të jem pak më e shëndoshë se zakonisht. A është normale sepse jam modele? Epo edhe ne jemi njerëz normal, ndaj më lini t’i shijoj këto pushime në paqe” – shkruan modelja në postimin e saj në “Instagram”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com