Valbona Selimllari braktis “detin” dhe zgjedh Alpet e Shqipërisë për pushime
Nëse të gjithë në këtë periudhë preferojnë pushimet buzë detit, kjo nuk vlen për Valbona Selimllarin e cila është nisur drejt Alpeve të Shqipërisë.
Missi shqiptar ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”, një foto ku shfaqet në majën e malit të Jezercës. Mirëpo fotoja ka shqetësuar miqtë dhe fansat, pasi nga këndi që është fotografuar duket se Valbona po rrezikon jetën.
E veshur sportive me flokët e lëshuara, ajo shfaqet duke u kapur pas shkëmbit nga një lartësi shumë e madhe.