Çfarë po ndodh? Justin Bieber fotografohet duke qarë pas përfundimit të telefonatës
Ka kaluar më pak se një javë që kur Justin Bieber i propozoi modeles Hailey Baldwin, por çifti tashmë ka filluar përgatitjet për dasmën. Nëse mendoni se bëhet fjalë për një ceremoni madhështore gaboheni. Pavarësisht se të dy janë të famshëm, ata preferojnë një ceremoni të thjeshtë.
Justin ka takuar edhe familjen e të fejuarës së tij, për t’i bërë gjërat edhe më serioze. Por “TMZ” ka publikuar një video e cila ka çuditur jo pak fansat e këngëtarit.
Pak ditë pas propozimit për fejesë që i bëri të dashurës së tij, ai është kapur mat shumë i emocionuar. Bieber ishte duke bërë një telefonatë jashtë apartamentit të Hailey dhe menjëherë ai nuk i ka mbajtur dot lotët. Të jetë stresi i dasmës apo probleme të reja për këngëtarin?