Lajme

13 July 2018

Një tjetër dasmë vip! Ja kur do të martohen Blero dhe Afrona Dika

Dashuritë e mëdha janë ato të cilat përballen me sfida më të mëdha. Asnjëherë gjërat nuk janë të thjeshta dhe diçka e tillë nuk ka qënë as për marrëdhënien e Bleros me Afrona Dikën.

Pak kohë më parë Blero dhe Afrona, kaluan disa peripeci dhe u duk se historia e tyre e dashurisë mori fund.

“Asnjë lidhje nuk është prefekte. Çdo marrëdhënie ka ulje dhe ngritje. Ata që i kalojnë ato pavarësisht gjithçkaje, janë në një dashuri të vërtetë”, ishte reagimi i Afronës pas lajmeve të ndarjes që u përhapën duke pranuar edhe momentin e krizës që kaluan.

Mirëpo duket se çdo gjë është rikthyer si më parë, dhe çifti është duke planifikuar dasmën. E pyetur nga fansat se kur do të martohet, Afrona është përgjigjur se në vitin 2019 do të realizojnë dasmën.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com