Lajme

13 July 2018

Bebe Rexha: Të pasmet e mia janë origjinale, unë e dua ushqimin dhe jam e lodhur nga komentet rreth peshës

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka lansuar së fundmi albumin e saj më të ri “Expectations”. Këngët e saj janë pëlqyer shumë, dhe janë publikuar të gjitha në YouTube në versionin e animuar.

Ajo vazhdon të jetë shumë e ndjekur edhe nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Vazhdimisht është kritikuar edhe nga fansat se ajo e përdor tepër photoshop-in por përmes një fotoje të postuar në rrjetin social Instagram, ku Bebe shfaq të pasmet e saj ajo hedh poshtë këto zëra.

“Nuk janë me photoshop. Po kam fituar peshë. Për shkak se unë jam njeri dhe më pëlqen të ha. Dhe kur ha karbohidrate, prapanica ime fiton peshë. Dhe e dini çfarë? Unë e dua prapanicën time të madhe! Jo çdo këngëtare do të ketë një madhësi zero, e butë dhe që duket si modele. Nëse kjo është ajo që ju doni prej meje, atëherë ju nuk jeni duke e marrë atë. Me keqardhje apo pa keqardhje. Jam e lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time”, përfundon statusin e saj Bebe.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com