Morena Taraku probleme me shkollën, moderatori i njohur e nxjerr zbuluar
Ish missi dhe njëkohësisht këngëtarja e njohur Morena Taraku është një nga personazhet e cila komentohet gjatë nga mediat për shkak të jetës së saj private dhe fotove provokuese.
Mirëpo edhe pse askush nuk e dinte këngëtarja ka qenë studente në universitet dhe një nga pedagogët e saj ka qenë gazetari dhe moderatori i njohur në Kosovë Adriatik Kelmendi.
Kelmendi ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin ‘Promenade Vere’, ku ka treguar se Morenën e ka pasur studente dhe se madje s’ka marrë provimet.
“Morenën e kam pasur studente në dy lëndë, një provim e ka marrë, po i them hajde mëso jepe dhe provimin tjetër mbaroje shkollën”- ka thënë Kelmendi duke qeshur.