Dafina Zeqiri bëhet romantike, ja urimi për të dashurin në ditëlindjen e tij
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, publikoi së fundmi projektin e saj më të ri muzikor “Fuego”, me të cilin u prit mirë nga publiku.
Ajo ndërkohë vazhdon të jetë e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.
Llogaria në Instagram është hapësira e saj me më së shumti ndjekës, përmes së cilës ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Zeqiri ka publikuar një fotografi me të dashurin në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar një urim të sinqertë për të dashurin e saj.
“Urime ditëlindjen për më të mirën në botë. Të dua “PAPI”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.