Lajme

14 July 2018

Probleme shëndetsore për këngëtaren e famshme, rrezikon të humbas zërin

Jess Glynne është ndër këngëtaret më të dashura, e cila fitoi një famë të jashtëzakonshme sidomos pas hitit “Rather be” në vitin 2014. Por gjërat duket se nuk janë duke shkuar si duhet për këngëtaren britanike pasi për shkak të problemeve shëndetsore ajo rrezikon të mos preki më mikrofonin.

Për revistën britaniken “The Sun” Jess është shprehur se është e frikësuar nëse do i duhet të realizojë një operacion të tretë në kordat e saj vokale.

“Nuk mund ta lejoj këtë të ndodhë. Nuk mund të bëj një tjetër operacion, sinqerisht. Zëri im është kaq i dobët dhe delikat. Nëse realizoj një tjetër operacion do të dobësojë akoma më shumë muskujt. Thjesht do të shkatërrohem nëse ndodh”, shprehet Glynne.

Momentalisht, ajo është tërhequr nga projektet muzikore për t’iu përkushtuar shëndetit të saj dhe urojmë që gjithçka të shkojë shumë mire për të.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com