Do dëshironit dëborë në korrik? Vesa Luma dhe Big Basta janë duke shijuar mrekullinë
Vesa Luma dhe Big Basta, prej një viti janë shpërngulur në Zelandën e Re.
Vesa është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ku shpeshherë publikon foto të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me Big Bastën dhe djalin e tyre, Lianin, në Auckland të Zelandës. Nëse ne jemi duke përjetuar temperaturat e larta, në vendin ku ata janë shpërngulur bie edhe dëborë.
“Është duke rënë dëborë këtu”, ka shkruar Luma në mbishkrimin e videos, ndërsa shfaqet e lumtur përkrah bashkëshortit dhe djalit të saj.
Nga pamjet, duket se ata kanë shijuar borën në një qendër të mbyllur, e cila arrin të krijojë borë artificiale në secilën stinë të vitit, duke përfshirë edhe këtë në të cilën ndodhemi.