Drake në Londër për xhirime, habit fansat në rrugë
Drake po qëndron aktualisht në Londër.
Vetëm pak ditë pas paraqitjes befasuese të tij në Wireless Festival, ylli kanadez është parë në xhirimet e një klipi të ri në Londër.
Drizzy shihet duke performuar mbi një autobus dy katësh teksa kalonte në rrugët tejet të ngarkuara të Londrës, ku natyrisht nuk munguan as adhurues të shumtë që shikonin të çuditur.
Kur e kuptuan se për kë bëhet fjalë, disa fansa filluan që të brohorisnin dhe të vraponin pas autobusit.
Është ende e paqartë se çfarë po xhiron Drake, por mund të jetë videoklipi për këngën “In My Feelings”.
Më herët gjatë javës regjisoja Karena Evans që realizoi klipet “Nice for What” dhe “God’s Plan”, është parë duke xhiruar pjesë për klipin “In My Feelings” në New Orleans.