Lajme

16 July 2018

Emocionet e Taylor Swift pasi fansi i propozon para saj të dashurës

Këngëtarja Taylor Swift është bërë pjesë e një surprize shumë të bukur dhe një momenti emocionues. Anthony dhe Stephania u njohën në vitin 2013, gjatë koncertit të këngëtares në turin “Red Tour” që u mbajt në Philadelphia.

Dhe ku ka më mirë, se në momentin më të rëndësishëm të lidhjes së tyre të ishte e pranishme edhe këngëtarja. Anthony mendoi se propozimi ideal do të ishte pikërisht në vendin ku u njohën për herë të parë, në koncert. Ndaj krijoi një llogari anonime në Twitter me emrin “Philadelphia Show Proposal” ku shkruante:

“Historia jonë e dashurisë nisi gjatë turneut “Red Tour” në 2013-n. Taylor Swift është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënies sonë. Askush më shumë se ajo s’mund ta bëjë propozimin tim më special.”

Dhe kështu, Anthony u ul në gjunjë dhe propozoi të dashurën e tij në prapaskenën e turit “Reputation tour”, ku e pranishme ishte edhe Taylor Swift.

“Ata erdhën dhe më takuan. Ata u njohën pesë vite më parë në “Red Tour” dhe tani jam edhe unë mes tyre”, shkruan Taylor në fotot e publikuara ku duket vërtet e lumtur.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com