Justin Bieber publikon foton romantike me Hailey dhe e gjithë vëmendja u përqëndrua tek ata
Justin Bieber është kthyer në personazhin më të komentuar per shkak të lidhjes së tij me Hailey Baldwin. Ata shihen gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe shumë prej çasteve të tyre të lumtura ata i ndajnë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi romantike nga pishina, ku shfaqet duke u puthur me Hailey. Fotoja e tyre ka marrë mbi 8.5 milionë pëlqime.
Para disa ditësh, çifti ka qëndruar në Bahame për të festuar fejesën e tyre, ndërsa edhe atje janë fotografuar nga paparacët.