Khloe Kardashian humbet 15 kilogramë dhe nuk do e besoni pamjen e saj të re
Duket e pabesueshme por në më pak se tre muaj, Khloe Kardashian ka humbur plot 15 kilogramë.
“Pasi lindjes së True nuk isha e shqetësuar për të rikthyer trupin në formë. Doja vetëm t’i rikthehesha rutinës sime përpara shtatzënisë, pra gjashtë ditë të javës në palestër. True është 3 muajshe dhe kam rënë shumë kilogramë. Në gjashtë javët e para e kisha të pamundur të bëja stërvitje. Por, që nga ajo ditë, kam humbur 15 kg”, ka shkruar Khloe në blogun e saj.
Ajo ka treguar se kombinimi i aktivitetit fizik dhe ushqimi i True-s me gji, janë perfekte për të rënë nga pesha.
“Nuk e kam krahasuar asnjëherë veten me gratë e tjera, sepse ky është udhëtimi im. Të jesh e shëndetshme dhe aktive është shumë e rëndësishme për mua. Palestra më ndihmon të heq stresin. Dhe tashmë, kam edhe një vajzë, së cilës i dedikohem”, ka përfunduar Khloe.