Lajme

18 July 2018

Mbappe surprizon të gjithë, ja për çfarë do t’i përdorë paratë e fituara në Kampionatin Botëror të Futbollit

Kampion në fushën e blertë por jo vetëm. Kylian Mbappe i cili u shpall futbollisti më i ri i Kupës së Botës do t’i dhurojë të gjitha fitimet e tij nga turneu rus në një organizatë bamirëse që organizon ngjarje sportive për fëmijët me aftësi të kufizuara.

19-vjeçari thuhet se ka fituar rreth 22,300 dollarë për lojë në turne dhe një shpërblim prej 350,000 dollarësh pasi ndihmoi Francën të ngrejë lart trofeun e Kupës së Botës të dielën.

Shtatë paraqitjet e tij në këtë turne do të thoshin që të ardhurat totale të tij stë htojnë deri në më shumë se 500,000 dollarë amerikan, të cilat ai ka në plan t’i dhurojë tek “Premiers de Cordee”, një shoqatë që organizon ngjarje sportive për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Mbappe është një mbështetës i shoqatës.

Në një intervistë me “Le Parisien” menaxheri i përgjithshëm i “Premiers de Cordee” Sebastien Ruffin e ka cilësuar Mbappe një njeri të madh.

“Kur ai ka kohë, na ndihmon me kënaqësi. Ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët. Ai gjithmonë gjen fjalë për t’i inkurajuar ata. Ndonjëherë mendoj se ai merr më shumë kënaqësi për të luajtur me fëmijët sesa vetë fëmijët, “-shtoi Ruffin.

Mbappe u zgjodh lojtari më i mirë i ri në Kupën e Botës 2018 pasi ai shënoi katër gola, përfshirë një në finale kundër Kroacisë. Goli i tij kundër Kroacisë e bëri atë lojtarin më të ri që shënon në një finale të Kupës së Botës që nga Pele në vitin 1958.

Mbappe është lojtari i dytë më i shtrenjtë në futboll në 180 milionë Euro pas Neymar. Lojtari i Paris Saint-Germain ka lindur dhe është rritur në lagjen e varfër të Parisit, Bondy.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com