Kim Kardashian publikoi parfumet e saj online dhe vetëm në 5 minuta siguroi fitime të mëdha
Kim Kardashian West publikoi parfumet e saj “Kimoji Peach”, “Kimoji Cherry” dhe “Kimoji Vibes” dhe arriti një sukses që as vetë ndoshta se kishte menduar.
“Elle” shkruan se ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians” fitoi plot pesë milionë dollarë në më pak se pesë minuta nga publikimi i parfumeve online.
Kardashian zgjodhi rrjetet sociale, për t’i bërë publicitet parfumeve që kushtojë 6300 lekë të reja secili, ndaj kjo do të thotë se nuk pati aspak kosto
shtesë.
Por duket se gëzimi nuk zgjati shumë sepse menjëherë pas publikimit, Kim akuzohet se ka kopjuar logon e parfumit Vibes nga parfumi “Media Vibes”.