Lajme

21 July 2018

Pasi u veshën njësoj, Jessie J i bën propozimi e parezistueshëm Dua Lipës

Këngëtarja e famshme britanike Jessie J ka një simpati të madhe për këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Ajo ka shprehur disa herë lëvdata për zërin dhe këngët e këngëtares Lipa, e cila ka një stil shumë interesant.
Së fundmi, Jessie J ka publikuar një kolazh fotografish në rrjetin social Instagram, ku shfaq veshjet e njëjta dhe stilin njësoj të flokëve me atë të Duas.

Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtarja britanike e fton Duan në bashkëpunim, teksa e thumbon pak për flokët e prera shkurt, që ngjajnë shumë me ato të saj.

“Kështu, të betohem që e kisha ndërmend t’i vishja këto rroba dy javë më parë. Por ja që ndodhi, ti i veshe e para. Dhe po, ti dukesh më mirë në to. Por, isha unë e para që e kisha këtë stil flokët, të paktën këtë e bëra. Je në top moj zonjë. Shumë krenare për ty se si po e përfaqëson Britaninë. Mendoj se ky “xing”, ndodhi për një arsye. A dëshiron të bëjmë një duet dhe të veshim të njëjtat rroba në video?”, ka shkruar Jessie J në Instagram.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com