Lajme

24 July 2018

Gruaja e Michael Schumacher blen vilën miliona paund në Majorca

Bashkëshortja e yllit të F1, Michael Schumacher ka blerë një rezidencë në Majorka e cila kushton plotë 27 milionë funte. Prona e madhe pranë Andratx përmban dy pishina, një kopsht të madh, një vilë për mysafirë dhe pamje mahnitëse të detit.

Besohet se prona do të përdoret si një shtëpi pushimi pasi familja vazhdon të jetë e vendosur në Zvicër. Familja e Shumacher ka folur shumë pak deri më tani për yllin e F1 i cili pësoi një aksident dramatik në 2013, duke dëmtuar trurin.

Prej asaj kohe dihet vetëm që ai ka qëndruar 6 muaj në koma, dhe tanimë trajtohet me shërbim mjekësor 24 orë të përhershëm, dhe se ai nuk mund të lëvizë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com