Lajme

26 July 2018

Kate Middleton dhe princi William nisin pushimet në vendin përrallor…

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Kate dhe William Middleton pas disa muajve tepër të ngarkuar, përfshirë këtu lindjen e princit më të vogël, ceremoninë e martesës me famë botërore dhe angazhimet e tjera publike kanë vendosur të pushojnë.

Sipas “Hello!”, Kate dhe William së bashku me tre fëmijët, Princi Louis vetëm dy muajsh kanë zgjedhur ishullin privat të izoluar Mustique për të pushuar. Kjo parajsë e fshehur ndodhet në detin e Karaibeve rreth njëqind milje në perëndim të Barbados.

Sipas blogut mjaft të klikuar “Tea Time with the Cambridges”, edhe prindërit e Kate do t’ju bashkohen këtyre pushimeve.

Kjo nuk është hera e parë që çifti viziton këtë ishull pasi në vitin 2012 dhe 2014 kanë kaluar pushimet e verës në ishujt Barbados.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com