Pesë vjet pas vdekjes së Paul Walker, vjen dokumentari për jetën e tij
Aktori i njohur i “Fast and Furious”. Paul Walker që vdiq në moshën 40-vjecare nga një aksident me makinë është sjellë në kujtesën e të gjithve përmes një dokumentari. Ky dokumentar quhet ‘Unë jam Paul Walker’ dhe është prodhuar nga “Network Entertainment”
Ka dalë vetëm traileri i dokumentarit me intervistat e njerëzve që e njihnin më mirë. Pavarësisht fames së tij, vëllai i tij Caleb tregon se Paul nuk e donte jetën e një aktori.
“Ai gjithnjë donte të bëhej roje parku, të kishte 28 mijë dollarë në vit dhe të jetonte në shkretëtirë. Kjo ishte ajo që ai donte të bënte”, shprehet vëllai i tij.
Dokumentari i plotë për aktorin e dashur do të publikohet me 11 gusht. Të gjithë fansat e tij janë në pritje pasi u dëshpëruan nga aksidenti tragjik që pësoi në vitin 2013.