“I’m a mess” tregon të vërtetën e Bebe Rexhës, këngëtarja ka qarë vërtet në klip
Duket se suksesi për këngëtaren e njohur shqiptare, Bebe Rexha, me projektin e saj të fundit nuk ka të ndalur.
Javë më parë, ajo publikoi klipin e këngës “I’m a mess”, e cila është njëra ndër këngët më të famshme të albumit të saj të ri “Expectations”. Kjo këngë aktualisht renditet si sugjerimi i parë në top 10 këngët më të kërkuara në aplikacionin iTunes.
“I’m a mess” renditet e 20-ta edhe në POP Radio, e 66-ta në ITunes Overall, dhe e 92-ta në Billboard Hot 100. Bebe është mjaft e lumtur për këtë fakt dhe për këtë arsye ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa imazhe, ku ka treguar se ndjehet krenare për sukseset e saj.
“Vetëm sapo ka filluar, shkojmë Rexhaj, ne do ta bëjmë këtë së bashku”, shkruan ajo në InstaStory.
Në një tjetër postim Bebe thotë se ndjehet krenare kur sheh që një këngë si “I’m a mess”, e cila flet për të vërtetën e saj arrin të renditet aq lartë dhe të shënojë sukses. Njëkohësisht ajo thotë se lotët në fillim të këngës janë të vërtetë.