Lajme

28 July 2018

Cardi B heq dorë nga turneu me Bruno Mars

Reperja, Cardi B, e cila së fundmi u bë nënë vendosi që të tërhiqet nga turneu me Bruno Mars me anë të një komunikate në Instagram.

Ajo potencon se nuk është e gatshme fizikisht dhe mendërisht për të filluar një turne.

“Sot vendosa të mos i bashkohem Brunos në turneun e tij në vjeshtë. Unë kam menduar se pas lindjes së vajzës gjashtë javë do të mjaftonin që të rikuperohesha fizikisht dh emocionalisht. Po ashtu, kam menduar se do të jem në gjendje ta marr në turne me mua, por mendoj se e kam faktin e të qënit nënë”, u shpreh Cardi.

Cardi u ka kërkuar falje fansave dhe ka falënderuar Brunon që ka qenë mirëkuptues dhe mbështetës. Bruno pritet të fillojë pjesën e fundit të turneut “24K Magic World Tour” më 7 shtator në Denver.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com