Demi Lovato është duke kaluar një periudhë të vështirë dhe ish- i dashuri po i qëndron pranë
Demi Lovato përfundoi në spital pas një mbidoze të drogës. Të shumtë ishin miqtë dhe familjarët e saj që ofruan mbështetje për këngëtaren për të kaluar këtë periudhë të errët të jetës së saj.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte dhe mbështetja e ish- të dashurit të saj Wilmer Valderrama. Ndërsa miqtë e këngëtares e kishin pasur frikën se mund të ndodhte një mbidozë, Wilmer thuhet se ishte i tronditur kur mori vesh lajmin.
Megjithëse dyshja e njohur nuk janë më bashkë që prej qershorit të viti 2016, aktori i qëndroi afër dhe çdo ditë e vizitoi këngëtaren ndërsa ajo ishte në spital.
Duket se kujdesi i vazhdueshëm i aktorit ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e shëndetit të Demit.
“Ai e dinte se ajo po kalonte një periudhë të vështirë, por nuk ishte i përgatitur për këtë. Ai e ka parë atë në uljet dhe ngritjet e saj dhe ka qenë gjithmonë një mbështetje për të. Wilmer është shumë zemërthyer për gjendjen e saj dhe është treguar gatshëm t’i qëndrojë pranë në këto ditë të vështira. Pavarësisht se të ndarë prej vitesh ata na kanë treguar se kanë mbetur ende miq të mirë’, është shprehur një burim për “People”.
Sipas revistës “E! News”, Demi menjëherë pasi të dalë nga spitali do të bëhet pjesë e një rehabilitimi.
“Demi nuk dëshiron të vdesë dhe është shumë mirënjohëse që është gjallë. Ajo do të dalë nga spitali dhe do të shkojë drejt rehabilitimit. Familja e saj ka qenë pranë saj për të mbështetur atë dhe e ndihmon në këto ditë të vështira”, tha burimi për “E! News”.