Lajme

30 July 2018

S’ka më dyshime, nëna e Bella Hadid përmes këtyre fotove konfirmoi romancën e vajzës së saj me The Weeknd

 Tani mund të themi pa asnjë dyshim se modelja Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd janë bashkë. Ata u fotografuan javën e kaluar teksa kaluan pak kohë së bashku në Tokio, ndërsa fundjavën që shkoi ishin sërish bashkë.

Ka qënë Yolanda Hadid, e cila  publikoi fotot e vajzës së saj Bella, 21 vjeç dhe The Weeknd, 28, në shtëpinë e tyre në Pensilvani.

Në foton e publikuar, Bella  shihej duke përkëdhelur një kalë, e veshur me një kapele bejsbolli, bluzë të bardhë me një pantallona të shkurtra. Ajo publikoi gjithashtu disa foto të The Weekend i buzëqeshur, i cili pozonte me kafshët e saj.

Përmes disa fotove Yolanda konfirmoi  se gjërat mes çiftit janë bërë serioze.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com