Rriten akoma dhe më tepër dyshimet për një shtatzëni të mundshme të Loredanës….
Prej disa kohësh në mediat online po flitet se reperi i njohur Mozzik dhe e dashura e tij Loredana do të bëhen prindër për herë të parë. Pavarësisht këtyre zërave Loredana dhe Mozzik asnjëherë nuk e konfirmuan diçka të tillë.
Por së fundmi sipas një burimi për “RTV21”, Loredana është në pritje të ëmbël dhe për më tepër ka treguar se ajo tashmë është në muajin e katërt të shtatzënisë.
Loredana gjithmonë ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, por prej disa muajsh nuk ka postuar në profilin e saj në Instagram asnjë foto ku të shfaqet i gjithë trupi.
Ndërsa nga ana tjetër Mozzik, vetëm pak kohë më parë lajmëroi nëpërmjet një postimi në Instagram se do t’i ndalojë koncertet deri në fillim të vitit 2019.