Lajme

30 July 2018

Nuk e dinim që Chrissy Teigen ishte kaq shumë xheloze, shpërthen në lot në sheshxhirimin e klipit të John Legend

Xhelozia nuk mund të evitohet as kur bëhet fjalë për vipat e showbizit. Një prej tyre është Chrissy Teigen dhe John Legend.Ka qënë Teigen, e cila së fundmi ka rrëfyer një histori tejet të veçantë. Ajo tregoi se u bë tmerrësisht xheloze për John Legend, gjatë xhirimeve të klipit “Green Light”, që u publikua 10 vite më parë.

“Një fakt plot humor: U bëra xheloze e sëmurë kur vizitova sheshxhirimin e klipit dhe u solla si budallaqe përpara një tufe me njërëz. Gjithçka nisi me mikun tonë, i cili nuk reshte së treguari sesa të BUKURA janë vajzat atje. Dhe në fakt, ashtu ishin. Ata po përpiqeshin të më bënin xheloze dhe në fakt ja arritën. Kur po shikoja monitorin me të pranishmit dikush tha ‘oooooooo shikoje atë vajzën me John 0000’ dhe vrapova ta shihja se ç’po ndodhte! Oh, ai ishte në telashe. Mos harroni se unë dhe John u takuam në sheshxhirim. Unë e di si funksionon kjo dreq pune”, shkruan Teigen në Twitter.

Por historia nuk mbaron me kaq, pasi Chrissy i surprizoi të gjithë me veprimin e saj.
“Ai ndoshta qeshi me diçka që ajo tha. Por mendja ime bluante shumë më shumë. Dhe pas disa prekjesh dhe buzëqeshjesh me të dhe unë e humba. Zemërimi u kthye në lot, e më pas u largova nga grupi dhe nisa të kërkoj një dhomë hoteli. Regjisori ALAN FERGUSON! u habit. Madje, të gjithë mbetën me gojë hapur. Me pak fjalë, isha vetëm 22 vjeç”, tregoi modelja.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com