Lajme

01 August 2018

Aktorja e njohur turke debaton me prindërit dhe largohet nga shtëpia pas publikimit të fotove të nxehta me të dashurin e saj,

Fotot ku aktorja e famshme turke, Tuba Buyukustun shfaqej në momente të nxehta me të dashurin e saj të ri u bënë pjesë e mediave rozë.

Në foto ajo shihej duke u përqafuar dhe përkëdhelur me Umut Evirgen, i cili është 8 vite më i ri se ajo. Komentet ishin nga më të ndryshmet dhe kjo e detyroi Tubën të reagonte përmes një postimi në Instagram ku me ironi shkruante se njerëzve u pëlqen të gjykojnë sikur vetë të jenë të pafajshëm.

Të dashur njerëz, e keni shumë me dëshirë të gjykoni apo jo? Mos ndoshta iu bën të ndiheni më të mirë sesa jeni realisht? Iu duket vetja të suksesshëm nëse gjykoni? Më të mirë? Më të ndershëm? Më të pafajshëm sesa jeni realisht? Nëse kjo gjë iu bën kaq të lumtur, mund të vazhdoni ta bëni”, shkruante Tuba.

 

Mirëpo këto foto Elifit duket se i kanë hapur probleme dhe me familjen e saj dhe mediat po shkruajnë se aktorja ka debatuar me prindërit e saj dhe pas sherrit ata e kanë nxjerrë jashtë nga shtëpia e tyre verore, ku ajo po qëndronte.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com