Jennifer Aniston ka një përgjigje për të gjithë ata që e konsiderojnë egoiste
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Jennifer Aniston ka folur për herë të parë për jetën e saj private, faktin e të bërit nënë dhe paragjykimet e publikut.
Pas ndarjes nga Justin Theroux, ajo thotë se thashethemet mbi jetën e saj private dhe marrëdhëniet me meshkujt kanë qenë nga më të ndryshmet. Në lidhje me thashethemet se ajo nuk di të mbajë një burrë, apo është egoiste Jennifer shprehet se:
“Nuk jam zemërthyer, dhe së dyti, ato janë aludime të pamatura . Askush nuk e di se çfarë po ndodh prapa dyerve të mbyllura për partnerin tim dhe për mua. Ekziston një presion mbi gratë që të jenë nëna, dhe nëse nuk janë, atëherë ato konsiderohen si mallra të dëmtuara. Ndoshta qëllimi im në këtë planet nuk është që të lind, ndoshta unë kam gjëra të tjera që duhet të bëj”, shprehet aktorja.