Kylie Jenner ka tashmë filtrin e saj të Instagramit “Kylie Cosmetics”
Mbretëresha e Snapchatit por jo vetëm, Kylie Jenner tani ka një filtër të sajin në Instagram. Duke filluar nga dita e djeshme, përdoruesit e IG, që ndjekin Kylie-n, mund të hapin kamerën e Instagramit dhe të shohin se si do të dukeshin me buzëkuqët e firmës “Kylie Cosmetics”, falë filtrit më të ri.
Përdorimi i saj është mjaft i thjeshtë. Për ta përdorur mjafton të klikoni butonin e filtrave të fytyrës, poshtë në të djathtë dhe filtri i parë që del është ai i Kylie-t. Për të përdorur aplikacionin është e rëndësishme të jeni ndjekës të Kylie-t
Filtri të lejon që virtualisht të provosh 7 nuancat më të famshme të buzëkuqëve të Kylie Cosmetics: Candy K, Dolce, Posie K, Say No More, Shady, Boy Bye dhe Glitz. Gjithashtu filtri jo vetëm të lejon të provosh ngjyrat e buzëkuqëve, por edhe të pastron lëkurën, të thekson dhe nxin qerpikët.