Bes Kallaku zgjedh dhuratën perfekte për partneren e tij Xhensila
Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë duke shijuar momentet më të bukura së bashku me vajzën e tyre Ajka. Së fundmi, Besi ka gjetur mënyrën se si të befasojë Xhensilën me një dhuratë shumë të bukur.
Bëhet fjalë për një varëse floriri, e dekoruar me gurë të çmuar, ku emri i vajzës Ajka e bën edhe më të veçantë aksesorin.